Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka prezantuar projektligjin për avokaturën shtetërore.

Selimi njoftoi se shumë shpejt ky lih do t’i dërgohet edhe Qervisë Hoti, për miratim.

“Do të dorëzohet në qeveri, dhe është në fazën finale. Për herë të parë është vu në plan qeveritar. E mbrojnë shtetin sa herë që paditet, ky institucion vetëm këto dy vite ia ka mbrojtur shtetit 20 milionë euro. Çdo avokat i shtetit e ka për obligim me denoncu me kallëzim penal keqpërdorim që bëhet. Një tjetër çështje është edhe vlerësimi i riskut të draft kontratave. Me këtë e kemi marrë obligim që të analizohen draft kontratat paraprakisht. Unë jam i lumtur qe me lidershipin e avokatit të shtetit të kemi mundësi me kthy dinjitetin e avokaturës së shtetit”,tha Selimi.

Ndërsa, Avokati i shtetit, Sami Istrefi tha se ky projektligj i përmban gjashtë kapituj. Sipas tij, ky institucion duhet të ketë përgjegjësinë në të gjitha përfaqësimet.