Ministri i Drejtësisë Selim Selimi, ka njoftuar se sapo ka marrë raportin e përgatitur nga grupi i udhëhequr nga Florent Spahija në lidhje me hartimin e skenarëve dhe modaliteteve për procesin e llogaridhënies, duke përfshirë edhe Vettingun.

Ai përveç që ka falënderuar hartuesit e tij,, ka bërë të ditur se ai do të lansohet nesër në një konferencë të përbashkët me zëvendskryeministrin Driton Selmanaj.

Postimi i plotë i tij:

Raporti i përgatitur nga grupi gjithëpërfshirës për hartimin e skenarëve dhe modaliteteve për procesin e llogaridhënies, duke përfshirë edhe Vettingun, më është dorëzuar sot nga kryesuesi i grupit, Florent Spahija. Falënderoj z. Spahija dhe të gjithë anëtarët e grupit, të cilët për katër muaj kanë punuar intenzivisht në përgatitjen e këtij raporti. Kjo është vetëm pjesa e parë e rrugëtimit për një sistem të pastër, të fortë dhe llogaridhënës të Prokurorisë dhe Gjyqësisë. Raporti do të lansohet nesër në një konferencë të përbashkët për media edhe me Zëvendës Kryeministrin, Driton Semanaj.