Ministri Selimi i jep merita edhe Ramush Haradinajt për arritjen e marrëveshjes në Washington

Ministri i Ministrisë së Drejtësisë, Selim Selimi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se në mes të Kosovës dhe Serbisë, me anë të ndërmjetësimit amerikan, është hapur një epokë dhe përspektive e re për të dyja shtetet.

Tutje, Selimi nuk harroi ta përmend as Haradinajn, për të cilin tha se ka merita të pamohueshme dhe të jashtëzakonshme.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Selimit:

Arritja e marrëveshjes së sotme për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësim amerikan, hapë një epokë dhe perspektivë të re për të dy shtetet.

Si gjithmonë, lidershipi amerikan edhe kësaj radhe solli përfitime të mëdha për shtetin e Kosovës.
Kryeministri Hoti arriti të nënshkruaj atë që është më e duhura për shtetin e Kosovës.

Kjo që sot u jetësua në Shtëpinë e Bardhë, është edhe meritë e pamohueshme dhe e jashtëzakonshme e kryetarit Ramush Haradinaj, i cili pandalur u angazhua që ShBA-ja të ketë rol aktiv në procesin e dialogut.

Zoti e bekoftë Amerikën,
Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj!