Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Adel al-Jazeer, ka deklaruar sot se vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi ishte një gabim i tmerrshëm dhe ka premtuar se ata që janë përgjegjës për vrasjen e tij do të dënohen.
“Fatkeqësisht, një gabim i madh dhe i tmerrshëm është bërë dhe unë ju siguroj se përgjegjësit do të dënohen”, ka thënë Jubeir për Fox News.
Pasi ka mohuar ndonjë përfshirje në zhdukjen e Khashoggi dhe pas dokumentimit se ka hyrë në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor, Arabia Saudite ka njoftuar të shtunën se ai u vra në një rrahje brenda në ndërtesë.
Më vonë, një zyrtar saudit ka thënë se gazetari i Washington Postit ishte mbytur, derisa burime të Al Jazzera pohojnë se ai ishte helmuar dhe më pas ishte prerë copë-copë nga një mjek saudit brenda në konsullatë.







