Ministri Rakiq thotë se po ushtrohet dhunë ndaj serbëve në Kosovë

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovë, Goran Rakiq ka thënë se është duke u ushtruar dhunë ndaj komuniteti serb në Kosovë.

Rakiq ka thënë se ajo që po ndodh në ditët e fundit është e papranueshme dhe se kjo lloj dhune që sipas tij po ndodh duhet të ndalet menjëherë.

“Katër ditë më parë, dy të rinj serbë u sulmuan me shishe në hapësirën e një kafeneje në Mitrovicën e Veriut, natën e kaluar kemi pasur të shtëna, pas kësaj një sulm ndaj një të riu serb në Graçanicë i cili ishte në shoqërinë e një vajze dhe motrës së tij. Çfarë duhet të presim më tej dhe a duhet të jetojnë fëmijët tanë në rrethana në të cilat ata nuk e dinë se çfarë do të ndodhë me ta nëse dalin në rrugë? Unë mendoj se ky është një alarm për institucionet kompetente për të reaguar dhe parandaluar dhunën. Duke rrezikuar sigurinë, dëme të mëdha u janë shkaktuar aspiratave tona që të gjithë të jetojnë në një mjedis të lirë dhe paqësor,” citohet të ketë thënë Rakiq.

Ai ka kërkuar edhe reagimin e institucioneve ndërkombëtare.

“Unë gjithashtu u bëj thirrje përfaqësuesve të organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare të investojnë në përpjekjet e tyre dhe të kontribuojnë në qetësimin e incidenteve të shpeshta, sepse është thelbësore që të gjithë të jetojmë të qetë në Kosovë,” ka përfunduar ai.