Ministri Peci zhvillon aktivitete për nderë të Ditës së Tokës

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural  Faton Peci, ka shënuar 22 Prillin; Ditën e Tokës duke mbjellur fidane pranë Shtëpisë së Pavarësisë e cila është simbol i qëndresës, shpresës dhe shtetndërtimit.

Ministri Peci zgjodhi pikërisht fidanet e mështeknës dhe të kumbullës së bardhë, fidane këto që simbolizojnë fillimet e reja, këmbënguljen, shpresën, parimet dhe virtytet e larta.

Ai theksoi se politikat zhvillimore të dikasterit që ai udhëheq, do të jenë gjithmonë në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm, ruajtjes dhe mbrojtjes së natyrës dhe planetit Tokë.

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është 176255387_3824136674288442_6185711279736410600_n.jpg