Ministri Peci nënshkruan Programin për Subvencione për vitin 2021

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka nënshkruar Programin për Pagesa Direkte-Subvencione për vitin 2021.

I buzëqeshur dhe në disponim, ministri Peci dukej i lumtur për lajmin e mirë që u ka dhënë bujqëve dhe fermerëve kosovarë.

Ky program për këtë vit arrin vlerën e 50 milionë eurove, ndërsa Peci ka thënë se ky është veç fillimi.

“Udhëzimi Administrativ përmes së cilit përcaktohen rregullat dhe mbarëvajtja e Programit të Pagesave Direkte – Subvencioneve për vitin 2021 është finalizuar. Ky Udhëzim Administrativ hyn në fuqi shtatë ditë pas shpalljes në Gazetën Zyrtare.
Ky akt normativ iu nënshtrua të gjitha procedurave ligjore që nga momenti që kam nënshkruar Programin për Pagesa Direkte – Subvencione për vitin 2021. Kam ndjekur nga afër cdo koment të ardhur nga njohës të sektorit, shoqëria civile si dhe palë të tjera të interesit të cilat kontribuuan që ky Udhëzim Administrativ të plotësohet edhe më tutje.
Përkrahja financiare për këtë vit kalendarik vetëm në kategorinë e subvencioneve, me shpalljen e këtij programi arrin vlerën e 50 milionë eurove dhe ky është vetëm fillimi. Ju inkurajoj që të aplikoni për të qenë përfitues të këtij programi duke ju siguruar se askush më nuk do ta keqpërdorë dhe nuk do të përfitojë ilegalisht nga mundi juaj.
Jam i vendosur që sektorin e bujqësisë ta shndërroj në një motorr të zhvillimit ekonomik të vendit, andaj angazhimet e mia janë të intensifikuara që përmes partnerëve vendorë e ndërkombëtarë t’i rrisim mundësitë për konsolidimin e tregut vendor si dhe krijimin e kushteve të duhura për eksport” shkruan ministri Peci në njoftim.