Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim sot do të mbajë mbledhje.

Në këtë mbledhje, Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa do të raportoj për gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe incidentet që kanë motive ndëretnike.

Mbledhja nis në ora 11:00.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i rendit të ditës;

2. Raportimi i Ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme z. Ekrem Mustafa, lidhur me gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe incidentet që kanë motive ndëretnike;

3. Formimi i grupit të punës lidhur me mbikëqyrjen e kryerjes së detyrave dhe përgjegjësive të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim;

4. Të ndryshme.