Ministri Murati thotë se është përmirësuar bilanci tregtar

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se është përmirësuar raporti eksport-import i mallrave.

Murati në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se në vitin 2019 ky raport ishte 1:9, ndërsa sot është 1:6.

Murati thotë se ky “hendek do të zvogëlohet edhe më tej, falë masave mbështetëse për prodhuesit tanë”.

Ministri Murati ka renditur të gjitha masat mbështetëse që janë marrë deri tani:

  • 120 milionë euro për subvencionim të çmimit të energjisë elektrike.
  • 50 milionë euro për subvencionim të produkteve bujqësore.
  • 15 milionë euro për Masën 2.1, mbështetje për kredi investuese.
  • 10 milionë euro mbështetje për eksport dhe çertifikim të produkteve.
  • Mbështetje në rritje të punësimit e ngritjes së kapaciteteve njerëzore.
  • Kursim në kosto e kohë me terminalet shtetërore

Postimi i plotë i Muratit, pa ndërhyrje:

Në vitin 2019, raporti eksport:import i mallërave ishte 📊1:9.

Pra për çdo euro që mirrej nga malli i eksportuar, nëntë euro mall importoheshin.

Me rritjen enorme të eksportit dy viteve të fundit, ky raport është përmirësuar dukshëm dhe aktualisht është 📊1:6.

Ky hendek do të zvogëlohet edhe më tej, falë masave mbështetëse për prodhuesit tanë.

✅ 120 milionë euro për subvencionim të çmimit të energjisë elektrike.

✅ 50 milionë euro për subvencionim të produkteve bujqësore.

✅ 15 milionë euro për Masën 2.1, mbështetje për kredi investuese.

✅ 10 milionë euro mbështetje për eksport dhe çertifikim të produkteve.

✅ Mbështetje në rritje të punësimit e ngritjes së kapaciteteve njerëzore.

✅ Kursim në kosto e kohë me terminalet shtetërore.