Ministri Murati sot viziton Portin e Durrësit

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, sot në orën 12 do ta vizitojë portin e Durrësit së bashku me ministren e Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë Delina Ibrahimaj.

Ministrat do të shoqërohen nga drejtorët e Doganës së Kosovës Agron Llugaliu dhe asaj të Shqipërisë Genti Gazheli.

Në ora 12:30 ministrat do të mbajnë konferencë për medie.