Ministri Murati sot intervistohet nga komisioni hetimor për energjinë

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës sot do të mbajë mbledhje.

Në këtë mbledhje do të bëhet Intervistimi i Hekuran Murati, Minister i Financave, Punës dhe Transfereve, raporton RTKlive.
Deri më tani ky komision ka mbajtur disa mbledhje.

Ndryshe Komisioni përbëhet nga Driton Selmanaj- kryesues, Ferat Shala, Abelard Tahiri, anëtar, Besian Mustafa-anëtar, Pal Lekaj- anëtar, Artan Abrashi- anëtar, Enver Haliti- anëtar,Jeta Stratovci- anëtare,Mimoza Kusari- Lila-anëtare, Adem Hoxha- anëtar dhe Fridon Lala- anëtar.