Ministri i financave

Ministri Murati lavdërohet pak: Po e menaxhojmë mirë paranë publike

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se është arritur që të ndryshohet trendi i borxhit shtetëror duke e kthyer sërish në nivele të para-pandemisë

Ai ka shkruar se kjo është bërë falë disiplinës fiskale dhe mirëmenaxhimit të parasë publike.

Kjo, sipas Muratit, ndiko që të mbahet nën kontroll kostoja e kamatavee dhe mundëson kushte më të favorshme financimi për huamarrjet e reja.

“Falë disiplinës fiskale e mirëmenaxhimit të parasë publike, kemi arritur që të ndryshojmë trendin e borxhit shtetëror duke e kthyer sërish në nivele të para-pandemisë. Një konsolidim i tillë është vlerësuar lart edhe nga institucionet ndërkombëtare. Ky konsolidim së pari e mban nën kontroll koston e kamatave, sepse sa më pak borxh aq më pak pagesë e kamatave, dhe së dyti na mundëson kushte më të favorshme financimi për huamarrjet e reja në krahasim me të tjerët, sepse kemi dëshmuar qëndrueshmëri dhe mirëshpenzim të parasë publike”, ka shkruar Murati.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Trendi i Borxhit Shtetëror 2.000.00 1.800.00 REPUBLIKA KOSOVES MINISTRIAFINVE, PUNES DHE ETRANSFEREVE 22.44% 1.600.00 21.53% 1.400.00 17.04% 17.63% 25% 19.91% 1.200.00 BANE KLTN 1.000.00 17.30% 20% 800.00 600.00 15% 400.00 %ೀ 200.00 10% 0.00 2018 5% 2019 2020 2021 2022 0% QERSHOR 2023 Borxhi dhe Garancitë Shtetërore (% BPV)"