Ministri i Financave, Hekuran Murati, është deklaruar lidhur me prezantimin e pakos së re të masave për përballje me inflacionin, në kuadër të vazhdimësisë së Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Por duke shkuar edhe më larg, ministri Murati ka krahasuar ndihmën që Qeveria e Kosovës u ka ofruar qytetarëve gjatë muajve të kaluar dhe që do t’u ofroj muajin e ardhshëm disa prej sektoreve.

Por duke krahasuar atë, duhet përkujtuar që Gjermania vetëm në ndihmën që do t’u ofrojë tani qytetarëve të saj kap shifrën e mbi miliardë euro.

Postimi i plotë i Muratit:

Bashkë me Kryeministrin Kurti dje prezantuam pakon e re të masave për përballje me inflacionin, në kuadër të vazhdimësisë së Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Pakoja kap vlerën prej 150 milionë euro, që përkthehet në rreth 2% të GDP, pa llogaritur pakon e muajit prill, apo masat paraprake.

Qeveria Gjermane sot ka prezantuar një pako masash të ngjashme në vlerë prej 65 miliardë euro, që përkthehet në rreth 1.8% të GDP.

Për pensionerët:

300 euro pagesë e njëhershme

3×100 euro (nentor ‘21, prill ‘22, tetor ‘22)

Për studentët:

200 euro pagesë e njëhershme

2×100 euro (prill ‘22, nëntor ‘22)

Për punëtorët e sektorit publik:

300 euro bruto pagesë e njëhershme

300 euro për 2022 (100 euro në prill ‘22, plus 50 euro/muaj nga shtatori ‘22)

Për punëtorët e sektorit privat:

300 euro bruto pagesë e njëhershme

100 euro në prill ‘22, plus 3 muaj subvencionim 50% i rritjes së pagës.

Për fëmijët:

Rritje e shtesave ekzistuese

Nisje e pagesës së shtesave për herë të parë

Ka edhe shumë masa tjera që kemi ndërmarrë për ta bërë më të lehtë përballjen me inflacionin, siç janë vendosja e çmimit tavan për naftën, subvencionimi i energjisë elektrike, mbështetja e bizneseve prodhuese në investime, rritja e subvencioneve në bujqësi e shumë masa tjera.