Ministri Murati: Financat publike po kthehen në binarë

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se financat publike në Kosovë kanë filluar të kthehen në binarë.

Murati ka thënë se përkundër krizave globale si pandemia e inflacioni, Kosova vitin 2021 e ka mbyllur me deficit buxhetor prej vetëm 104 milionë euro.

Sipas Muratit, kjo paraqet një përmirësim enorm krahasuar me deficitin e vitin 2020, që ishte 513 milionë euro.

Ai ka paraqitur edhe një figurë, ku thotë se tregon ecurinë e borxhit publik që ishte projektuar para marrjes së pushtetit.

Postimi i plotë:

Financat publike kthehen në binarë
Përkundër krizave globale si pandemia e inflacioni, vitin 2021 e kemi mbyllur me deficit buxhetor prej vetëm 104 milionë euro, që paraqet një përmirësim enorm krahasuar me deficitin e vitit 2020, që ishte 513 milionë euro.
Gjithashtu, kemi stabilizuar borxhin publik, e madje kemi shënuar edhe rënie për sa i përket nivelit të borxhit në raport me Bruto Prodhimin e Brendshëm, sepse ekonomia është rritur me ritëm më të shpejtë sesa që është rritur niveli i borxhit.
Në figurën më poshtë mund të vëreni ecurinë e borxhit publik që ishte projektuar para se ne të merrnim mandatin, shënuar me linjën e kuqe. Linja e gjelbër ndërkaq e tregon një projeksion krejtësisht tjetër të borxhit publik vetëm pas një viti qeverisje. Dallimi është qindra milionë euro më pak borxhe.
Kemi edhe shumë sfida para vetes, por po punojmë që t‘i adresojmë të gjitha.