Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se në bisedën e sotme telefonike me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë në Kosovë, Chryssoula Aliferi, i ka shprehur gatishmërinë dhe vullnetin e Kosovëës për të mbështetur institucionet greke me aftësitë dhe kapacitetet tona operacionale në disponim për menaxhimin, tejkalimin dhe sanimin e gjendjes së krijuar nga zjarret e ditëve të fundit.
“Kërcënimet dhe rreziqet nga faktorët e ndryshëm në realitetin e sotëm, përcaktojnë faktin se, fryma e bashkëpunimit rajonal në parandalimin, menaxhimin, reagimin dhe rimkëmbjen pas pasojave të tyre, është nevojë e pashmangshme për të gjitha vendet e rajonit tonë dhe më gjerë”, ka thënë Mehaj.
Të kujtojmë se ditë më parë ushtria e Kosovës i doli në ndihmë Shqipërisë në fikjen e zjarreve. /Ballkani.info/







