Ministri Mehaj: Duhet të kemi rezervë ushtarake vullnetare prej 20 mijë personave

Është duke u zhvilluar mbledhja e Komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës.

Me këtë rast, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka pyetur ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, lidhur me shërbimin e obligueshëm ushtarak.

“Shërbimi i obligueshëm ushtarak ka qenë premtim elektoral qysh në qeverinë Kurti I, a ka pas lëvizje në këtë drejtim për zhvillimin e kësaj ideje”, pyeti ai.

Me këtë rast ministri Mehaj deklaroi se është duke u punuar për formimin e një ligji të ri, për rezervë ushtarake vullnetare.

“Së pari të ju informoj se përmes punimeve ushtarake ndërlidhen çdo veprim me strategjinë.Përmes nevojë se ndryshimit të strategjisë së sigurisë aty është harmonizuar edhe nevoja shtetërore për shërbim ushtarak, një vlerësim që do të bëhet, por unë e kam parë të arsyeshme që si nevojë të jetë edhe Ligji për Rezervë Vullnetare. E shoh se në të ardhmen Kosova duhet të ketë një rezervë vullnetare prej 20 mijë persona që janë në shërbim përmes nevojave dhe t’i ketë stërvitjet e veçanta brenda vitit. Unë kam shikuar mundësinë se si është mundësia e lëndës së Sigurisë, Mbrojtjes dhe Paqes në shkolla që të ketë një edukim prej një moshe, qysh e jep njeriu ndihmën e parë, qysh duhet të reagohet në tërmet, etj etj. Të gjitha janë në harmonizim me strategjinë e Sigurisë”, tha ai.