Ministri i Ambientit Fatmir Matoshi, në prag të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës,
vizitoi të premten shkollën “Abaz Ajeti” bashke me kryetarin e komunës së Gjilanit Lutfi Haziri.
Matoshi me nxënësit e kësaj shkolle mbjelli 11 drunjë në mënyrë simbolike nga 11 nxënës
të kësaj shkolle të cilat janë 11 vjeçar po aq sa Pavarësia e Kosovës, transmeton Ballkani.info
Matoshi tha se fëmijët tonë, ardhmëria e shtetit tonë, meritojnë të jetojnë në një shtet të zhvilluar e të sigurtë që garanton të drejtat e tyre, mundësi të barabarta të shkollimit dhe punësimit, në një shtet që ofron mundësi të shumta për shfaqjen e talenteve te tyre.
“ Fëmijët tona meritojnë të jetojnë dhe të shkollohen në ambiente te pastërta, në një mjedis të pastër e të gjelbëruar, me hapësira sportive e rekreative” tha Matoshi përmes llogarisë së tij në Facebook










