Ministri Matoshi me projekte madhore për Gjilanin e Kamenicën

Gjatë ditës së sotme, ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi, i shoqëruar nga ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, kanë vizituar komunën e Gjilanit.

Ministrat së pari janë takuar me të parin e Gjilanit, Lutfi Haziri, me ç’rast është bërë e ditur që kanë diskutuar rreth projekteve të rëndësishme, ndër to është theksuar se do të vazhdohet në përfundimin e projektit të Lumit “Mirusha”, pastaj fillimet e punimeve në lumin “Preshtevka”. Gjithashtu, theks të veçantë iu kanë dhënë investimeve në parqet e gjelbërta të Gjilanit si dhe ndërtimit të kanalizimit. Ndërsa, prioritet të përbashkët e kanë konsideruar ndertimin e Impiantit të trajtimit të ujërave të zeza.

Vizita e tyre ka vazhduar në Kompaninë Regjionale të Ujit “Hidromorava”, ku janë pritur nga kryeshefi Muhamet Suliqi, Drejtori teknik Mumin Morina, bordi dhe stafi i kësaj kompanie, me të cilët kanë diskutuar mbi mundësitë e përbashkëta për sigurimin e ujit të pijës, duke e përfshirë të gjithë rajonin e Anamoravës.

Me ç’rast edhe janë bërë të ditura edhe dy projekte madhore si; Ndërtimi i Hidrosistemit Kikë – Kremenatë dhe Ndërtimi i Impiantit për Trajtimin e Ujërave të zeza në Gjilan.
Gjithashtu, kanë vlerësuar që KRU “Hidromorava” ka nevojë për mbështetje në disa fusha dhe këtë do ta realizojnë me Qeverinë e Kosovës.

Matoshi dhe Lluka, në kuadër të vizitave të tyre kanë vizituar edhe Kamenicën, respektivisht renovimin e Shtëpisë së Kulturës “Isa Kastrati”, duke e vlerësuar si projekt për efiqiencë, i cili i jep një mundësi shumë më të madhe zhvillimit të aktiviteteve kulturore dhe funksionimit më të mirë të institucioneve që shfrytëzojnë këtë objekt./Ballkani.info/

Fotografia e Fatmir Matoshi

Fotografia e Fatmir Matoshi

Fotografia e Fatmir Matoshi

Fotografia e Fatmir Matoshi

Fotografia e Fatmir Matoshi

Fotografia e Fatmir Matoshi

Fotografia e Fatmir Matoshi

Fotografia e Fatmir Matoshi

Fotografia e Fatmir Matoshi

Fotografia e Fatmir Matoshi

Fotografia e Fatmir Matoshi

Fotografia e Fatmir Matoshi