Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi e ka pritur sot zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollin, të cilin e ka edhe shef partie.

“Sot prita në MMPH bashkë me zv.ministrin Gjergj Beka dhe kabinetin tim, njeriun më të veçantë dhe më të përkushtuar për vendin Presidentin e AKR-së dhe zëvendëskryeministrin e parë të Republikës së Kosovës Behgjet Pacolli”, ka shkruar Matoshi.

Ai ka thënë se i vlerëson lartë idetë e Pacollit.

“I vlerësojmë lartë idetë e Presidentit Pacolli në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor dhe janë motivim për punën tonë të mëtejme, së bashku do të arrijmë qëllimin tonë për një Kosovë më të bukur”, ka shkruar në fund Matoshi. /Ballkani.info/