Ministri libanez: Shpërthimi e ka shkatërruar depon e grurit, s’kemi rezerva as për një muaj

Ministri libanez i Ekonomisë, Raoul Nehme, tha se shpërthimi masiv i së martës në portin e Bejrutit e ka shkatërruar depon kryesore të drithrave, ku gjendej edhe gruri, dhe se vendi ka rezerva për më pak se një muaj, ndonëse anijet me mallra janë duke ardhur.

Ministri Nehme i tha agjencisë Reuters një ditë pas shpërthimit të tmerrshëm se vendi ka nevojë për rezerva për së paku tre muajt e ardhshëm për të pasur siguri të ushqimit dhe është duke shikuar në zona të tjera të rezervave.