Ministri i Insfrastrukturës dhe Telekomunikacionit, Pal Lekaj ka takuar sot kryetarin e Klinës, Zenun Elezaj, me të cilin ka diskutuar për projektet infrastrukturore që sivjet do të gjejnë zbatim në këtë qytet.

Asfaltimi i rrugës Zllakuqan – Budisalc dhe ajo Këpuz – Mrasor janë dy projektet për të cilat janë ndarë 250 mijë euro në vitin 2019 dhe po aq në vitin pasues.

Me përmirësimin e motit, puna vazhdon edhe në përfundimin e projekteve të tjera që janë në implementim e sipër, ka thënë Lekaj. /Ballkani.info/