Ministri Lekaj mban premtimin, asfaltohet rruga në Doganaj të Kaçanikut

Doganaj e Kaçanikut me rrugë më të mirë sesa që kishte.

Kështu ka shkruar sot ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj.

“Ashtu siç ju kam premtuar banorëve, çdo rrugë e dëmtuar gjatë punimeve të autostradës “Arbën Xhaferi”, do të kthehen në gjendjen e mëparshme, e edhe më mirë. Njëjtë do të veprojmë në gjithë Kosovën. E gëzofshi banorë të Doganajt!”, ka shkruar Lekaj. /Ballkani.info/