Ministri Lekaj ka një lajm të mirë për qytetarët e Gjakovës

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, përmes profilit të tij Facebook ka bërë të ditur që ka nënshkruar kontratën për fillimin e punimeve në segmentin e parë të zgjerimit të rrugës Dollc – Gjakovë.

Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë:

Mirëmëngjesi Gjakovë!

Javën po e fillojmë me një lajm të mirë, jo vetëm për ju, por për tërë Dukagjinin. Sapo nënshkrova kontratën për fillimin e punimeve në segmentin e parë të zgjerimit të rrugës Dollc – Gjakovë. Komunikacionit të ngarkuar në këtë aks rrugor, më në fund po i vjen zgjidhja duke krijuar kushte më të mira edhe për zhvillimin ekonomik të kësaj zone.

Krahas këtij investimi në këtë autoudhë, ju njoftojmë edhe me projektet e reja lokale, të cilat i financon Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.

Me një buxhet prej rreth 1 milion e 162 mijë, këtë vit fillojnë këto projekte:
Ndërtimi i rrugës Shqiponjë – Kralan
Ndërtimi i rrugës Cermjan – Meqe
Ndërtimi i rrugës në Cufadol
Ndërtimi i rrugës Dol – Kushavec
Ndërtimi i rrugës Lipovec – Goden
Ndërtimi i rrugës në fshatin Pjetërshan
Rehabilitimi i rrugës Muharrem Domi
Ndërtimi i rrugës së Radoniqit
Ndërtimi rrugëve në Hereq, Novosellë e Poshtme dhe e Epërme, Palabardh, Janosh dhe Lugbunar
Ndërtimi i rrugës në Ramamat
Ndërtimi i rrugës Dol – Lipovec – Gjakovë
Asfaltimi i rrugës Korenicë – Babaj i Bokës

Për përfundimin e tyre është planifikuar buxheti edhe për dy vitet e ardhshme.

Shihemi në fillimin e punimeve, Gjakovë!