Në Prizrenin historik do të gjejnë vend disa projekte infrastrukturore të financuara nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.
Kështu ka bërë të ditur ministri Pal Lekaj.
Sipas tij, me një buxhet të ndarë prej 1 milion e 400 mijë euro, gjatë 2019-s do të punohet në këto projekte:
Ndërtimi i rrugës në fshatin Zym dhe asaj Planej – Pashtrik
Lidhja e zonës industriale dhe tranzitit me autostradën në hyrje të Prizrenit
Asfaltimi i rrugës Lubizhdë – Skorobishdë dhe Prizren – Velezhë
Rregullimi dhe zgjerimi i rrugës Planej – Liken i Hasit – Rënia e Dëshmorëve
“Jemi pranë secilës komunë, për tu ndihmuar në plotësim të kërkesave infrastrukturore të qytetarëve”, ka thënë Lekaj.







