Ministri Latifi e mohon se vaksinat anti-COVID janë pa afat

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka deklaruar se Kosova ka mjaftueshëm vaksina anti-COVID dhe se atyre nuk iu ka skaduar afati.

Latifi deklaroi se të gjitha vaksinat që Kosova i ka në stok janë të rregullta dhe me afat.

“Secili prej neve duhet të vaksinohet, secili fëmijë duhet të vaksinohet. Ata që e kanë marrë vaksinën e parë duhet ta marrin edhe të dytën e të tretën. Vaksina kemi mjaft. Vaksinave tona nuk iu ka skadu afati, të gjitha i kemi të rregullta”, ka deklaruar Latifi në një konferencë për media.

Dyshime se në Kosovë ka vaksina me afat të skaduar ka hedhur të mërkurën deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.

Në Komisionin për Shëndetësi ku u diskutua për situatën me pandeminë, Haxhiu tha se Ministria e Shëndetësisë po e mban të fshehtë këtë.

Ai ka propozuar që të vizitohet vendi ku po mbahen vaksinat.