Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Blerim Kuçi, përmes një njoftimi në facebook, ka njoftuar se është larguar bllokada financiare e Trepçës.

Kuçi ka thënë se kanë punuar gjatë tërë javës për të gjetur një zgjidhje për Trepçën dhe të evitojnë bllokadën financiare në të cilën gjendet kjo ndërmarrje publike.

“Kështu që kemi gjetur një zgjidhje duke e subvencionuar me 1.1 milionë euro që ta tejkalojë këtë situatë, teksa bordi do të garantoj me një plan biznesi për funksionimin e duhur të ndërmarrjes dhe që e udhëzon menaxhmentin për të mos ardhur përsëri në këtë situatë.” ka shkruar ai. /Ballkani.info/

Postimi i plotë:

Evitohet bllokada financiare e Trepçës

Gjatë gjithë kësaj jave jemi marrë intensivisht për të gjetur një zgjidhje dhe të evitojmë bllokadën financiare që gjendet ndërmarrja publike “Trepça”.
Çmimet e ulëta në bursë si pasojë e pandemisë, mirëpo edhe nga menaxhimi jo mjaftueshëm të mirë, kanë bërë që borxhet e shumta kanë bërë që kjo ndërmarrje të bllokohet nga përmbaruesit.
Sot si pikë jashtë rendit të ditës e kam propozuar në Mbledhjen e Qeverisë një zgjidhje dhe menjëherë kemi zhvilluar takim me kryeministrin dhe Ministrinë e Financave.
Kështu që kemi gjetur një zgjidhje duke e subvencionuar me 1.1 milionë euro që ta tejkalojë këtë situatë, teksa bordi do të garantoj me një plan biznesi për funksionimin e duhur të ndërmarrjes dhe që e udhëzon menaxhmentin për të mos ardhur përsëri në këtë situatë.
Tash mbetët që punëtorët të kthehen në punë dhe menaxhmenti të drejtojë këtë ndërmarrje në rrugën e duhur.