Ministri Kuçi jep më shumë detaje për planin 365 milionësh për Rimëkëmbjen Ekonomike

Pas aprovimit të planit për Zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike me 365 milionë euro, ka folur edhe ministri i Ekonomisë, Blerim Kuçi.

Ministri Kuçi ka thënë se ky plan është i projektuar në atë mënyrë që masat e tij të ndikojnë dirket në lehtësimin e shumë veprimeve të bizneseve dhe është mbështetje për shumë sektor.

Ai ka thënë se këto veprime duhet të merren sa më shpejt që të përmirësohet ekonomia e vendit.

Ky është njoftimi i ministrit Kuçi:

Në një mbledhje virtuale të Qeverisë, ku secili prej ministrave votuam, u aprovua Plani për Zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike. Lartësia e këtij plani është 365 milionë euro.
Ky plan është i projektuar që me masat e tij të ndikoj direkt në lehtësimin e shumë veprimeve të bizneseve dhe mbështetje për shumë sektorë.

Lajmi tjetër i mirë është që nesër në rend dite të Kuvendit të Kosovës, kemi shqyrtimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Këto veprime duhet të ecin me hapa të shpejtë, që ekonominë ta kemi më të mire në muajt e ardhshëm.