elbert krasniqi

Ministri Krasniqi: Zgjidhja për lëmoshë kërkuesit jo e lehtë për t’u arritur

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Republikën e Kosovës, Elbert Krasniqi ka thënë se zgjidhja është e thjeshtë për të deklaruar një zgjidhje për lëmosh kërkuesit, por jo e lehtë për tu arritur.

“Zgjidhja është e thjeshtë për tu deklaruar, por jo e lehtë për tu arritur është shteti social që përkujdeset për qytetarin edhe në shohim fëmijë në rrugë në kohën kur ata do të duhej të ishin në shkollë, dhe angazhimi i jonë është që ata duhet të jenë në shkolla dhe mos të obligohen të dalin dhe të kërkojnë lëmosh për askënd, sepse këtu shpeshherë edhe nuk dihet se si ka ardh te idea që ata të kërkojnë lëmoshë. A është nga nevoja e tyre për të pasur dhe siguruar mbështetje për familjen apo është edhe dikush mbrapa tyre”

“Sigurisht këtu duhet të bëjmë një dallim për shkak se kemi komunitetet, por jo vetëm , ka edhe shqiptar që janë lëshosh kërkues, por kemi edhe persona nga Shqipëria të cilët edhe nuk kontrollohen, dhe nuk mund të kemi informacione për ta, dhe shpeshherë policia i largon por ata prapa janë në rrugë, kështu që është problematik, shumë dimensionale, dhe nuk mund të ketë një zgjidhje imediate, por donë kohë dhe angazhim”, tha Krasniqi në Prime Time, në Kanal10.

Ndryshe, shpeshherë janë dënuar lëshosh kërkuesit në dënimin maksimal që parasheh ligji i Kosovës, 500 euro, gjë për të cilën ka pasur edhe reagime nga institucione dhe organizata të ndryshme.