Ministri Krasniqi vizitoi Komunën e Ferizajt

Në vazhdën e vizitave në Komuna, sot ministri i MAPL-së,  Elbert Krasniqi vizitoi Komunën e Ferizajt me ç’rast u mirëprit nga kryetari i komunës,  Agim Aliu.

Agim Aliu i uroi mirëseardhje dhe gjithashtu e uroj ministrin për marrjen e detyrës së ministrit të MAPL-së.

Ministri Elbert Krasniqi u shpreh se qëllimi i këtyre vizitave është njohja me problemet që komunat janë duke u ballafaquar e sidomos me problemet që ka shkaktuar pandemia COVID -19 në nivelin lokal.

“Ministri Krasniqi shtoi se jemi në proces të përgatitjes së një studimi për ndikimin e pandemisë në nivelin lokal, ku përpos identifikimit të problemeve do të na mundësonte edhe adresimin e tyre përmes zhvillimit të planeve emergjente për rimëkëmbje ekonomike dhe organizimin e konferencës së donatorëve dhe investitorëve për zbatimin e këtyre planeve”, ka bërë të ditur MAPLpërmes një njoftimi për media.

Ministri Krasniqi theksoi se MAPL-ja është e hapur për bashkëpunim dhe përkrahje të komunës së Ferizajt, si dhe me të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës.