Ministri i Izraelit për Çështjet e Diasporës dhe Barazinë Sociale thotë se është e rëndësishme të kuptohet se pauza humanitare nuk është një armëpushim i përhershëm.
Amichai Chikli i tha medias britanike BBC se nuk ka armëpushim dhe nuk do të ketë armëpushim me një organizatë terroriste si Hamasi.
Ai shton se Izraeli është i përkushtuar të shkatërrojë Hamasin “jo vetëm për hir të Izraelit, por për hir të njerëzimit”.
Chikli, nga partia Likud e Benjamin Netanyahut, vazhdon: “Ideologjia e Hamasit, e cila është ideologjia e Vëllazërisë Myslimane, kjo ideologji është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe ne mund të shohim se si kjo frymëzoi mizoritë e 7 tetorit – masakrën, përdhunimin, barbarizmi, ishin frymëzuar nga partnerët e Hamasit në të gjithë botën.”
Amichai Chikli kritikon KNKK-në, duke thënë se ata “nuk kanë bërë asgjë për pengjet”.
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka thënë më parë se ata mund të vizitonin pengjet vetëm nëse kishte marrëveshje që garantonin akses të sigurt.







