Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, ka deklaruar se vendi i tij do ta vazhdojë angazhimin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor edhe në rast se KFOR-i e zvogëlon praninë dhe operacionet në Kosovë.
Siç raporton agjencia italiane e lajmeve ANSA, Crosetto i bëri këto komente në Prishtinë, në margjinat e ceremonisë së ndërrimit të komandës së misionit të KFOR-it.
Ai theksoi se Ballkani është pjesë e rëndësishme e sigurisë së Italisë dhe përmendi mundësinë e vendosjes së radarëve në rajon në të ardhmen, me qëllim mbrojtjen e vendeve të rajonit dhe të vetë Italisë nga kërcënimet e mundshme.







