Ministri Ismaili nënshkruan Planin e Veprimit për Rezistencën Antimikrobike

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, nënshkroi sot Planin e Veprimit për Rezistencën Antimikrobike, që synon të ulë përdorimin e panevojshëm të antibiotikëve nga qytetarët e Kosovës.

“Për vite më radhë ne kemi përdorur pesëfish më shumë antibiotikë se qytetarët e shteteve tjera evropiane. Këto shifra kanë qenë alarmuese”, tha Ismaili.

Plani i veprimit do të shërbejë si një udhërrëfyes për të gjitha spitalet tona publike, partnerët shëndetësorë, veterinarë e mjedisorë për të ulur rezistencën ndaj antibiotikëve dhe rritur sigurinë shëndetësore të popullatës.​