Ministri i VV-së mundohet ta përdorë emrin e Vjosa Osmanit, reagon ashpër ajo

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani e ka kritikuar sot në Kuvend të Kosovës, Ministrin e Financave, Besnik Bislimin, duke i kërkuar që të mos flasë në emër të saj.

Ishte Bislimi ai që ka kërkuar nga LDK’ja që të përdorin argumentin e njejtë për Vjosa Osmanin ashtu si për ish-ministrin Agim Veliun.

“Argumenti që jeni duke e përdorë ka të bëjë me shkarkimin e ministrit Agim Veliut për të cilin thuhet se është shkarku pa e marrë aprovimin e LDK’së. Unëmendoj që të gjitha votat e Agim Veliut me i braktisë ëhstë zero, ai nuk ka qenë pjesë e s’ka dalë me kërku asnjë votë. Sipas juve saher që Agim Veliu kritikon qeverinë ai është në rregull, ju kisha lutë që të përdorni të njejtin argument edhe kur po diskutoni edhe për qëndrimet e Vjosa Osmanit”, tha ai.

Për këto deklarata reagoi kryeparlamentarja.  Osmani i tha Bislimit se ajo flet vetë për qëndrimet e saj.

“Z.ministër edhe kushdo që flet për qëndrimet e Vjosa Osmanit, për qëndrimet e Vjosa Osmanit flet Vjosa Osmani”, deklaroi ajo.