Ministri i Ugandës u qëllua për vdekje nga truproja e tij

Një ushtar i ushtrisë kombëtare të Ugandës ka qëlluar dhe vrarë një ministër të qeverisë të cilin ai e ruante.

Koloneli në pension Charles Okello Engola, zëvendësministër i Punëve në Uganda, u qëllua me armë zjarri në shtëpinë e tij në kryeqytetin Kampala, mëngjesin e së martës.

Nuk dihet ende nëse paraprakisht ka pasur një zënkë mes ushtarit dhe shefit të tij.

Disa dëshmitarë okularë thonë se ushtari eci nëpër lagje duke qëlluar në ajër.

Ushtari, i cili ende nuk është identifikuar zyrtarisht, më pas vrau veten disa minuta më vonë.

Raportet thonë se një numër i personave janë plagosur në këtë incident.

Videot që janë postuar në mediat sociale tregojnë vendasit që janë mbledhur në vendngjarje dhe shifen të tronditur nga kjo ngjarje e rënd.

Kolonel Engola kishte shërbyer më parë si zëvendësministër i Mbrojtjes.