Futja e taksave prej 100 për qind ndaj mallrave që vijnë nga Bosnjë-Hercegovina në Kosovë është një masë më shumë me karakter politik sesa ekonomik, sipas Mirko Sharoviq, ministri i Tregtisë së Jashtme të Bosnjës.

“Motivet politike e kanë detyruar qeverinë në Kosovë që t’i zbatojnë këto masa dhe me vendimin e Kosovës ne kemi pranuar kushte dhe rregulla dhe jemi detyruar të zbatojmë qarkullimin e lirë”.

“Do të kërkojmë që Brukseli të ndërmerrë masa kredibile në mënyrë që këto taksa diskrimunese të eliminohen dhe do të kërkojmë nga Komisioni Evropian të suspendojë Kosovën”, ka thënë Sharoviq.

“Kjo është më shumë arsye politike dhe Bosnja nuk ka pranuar asnjë vërejtje nga CEFTA dhe me përgjegjësi e them këtë dhe them se kjo është një shkelje e marrëveshjes së stabilizim asoccimit dhe nëse Komisioni Evropian nuk merr masa Kosova do të sanksionohet”.

“Mendoj që sa më shpejt që Kosova t’i largojë këto masa ndaj Bosnje Hercegovinës është më mirë për Kosovën”, ka thënë Sharoviq.