Ministri i Sportit, mungon edhe në pritjen e kampionëve olimpikë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka munguar në pritjen që i është bërë kampionëve olimpikë në Aeroportin Adem Jashari.

Ceku nuk ishte i pranishëm në pritjen e kampionëve olimpikë, ndërkohë që ka qenë e pranishme vetëm zëvendësministrja, Daulina Osmani, e cila ishte me ekipin në Tokio të Japonisë.

Ceku gjithsesi ishte protagonist edhe kur atletët e Kosovës fituan medaljet e tyre. Ai nuk bëri asnjë reagim të vetëm kur Kosova po shkruante historinë dhe vajzat e saj po fitonin medalje të arta dhe e bëri një status në rrjete sociale vetëm pas presioneve të mediave shumë kohë më vonë.

Duket se Ceku kishte punë më të rëndësishme se sa pritje e kampionëve.