Ministri i sapo emëruar falemnderon Behgjet Pacollin

Ministri i sapo emëruar i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, i cili deri më tash ka qenë ushtrues detyre, e ka falemnderuar kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli për besimin e dhënë.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Sapo mora besimin e zv/Kryeministrit, Ministrit të MPJ-së, Presidentit të AKR-së, z. Behgjet Pacolli për të udhëhequr me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Dua të falënderoj për besimin Kryeministrin Haradinaj, Presidentin z. Pacolli, zv/presidentin e AKR-së z. Agim Bahtiri, deputetin z.Islam Pacolli, kryesinë e partisë dhe gjithë anëtarësinë për përkrahjen dhe besimin e dhënë.
Një falenderim i veçantë për familjen time, degën e AKR-së në Kamenicë, qytetarët, votuesit e përkrahësit e mi.
AKR edhe kësaj radhe më dha mundësinë që të koontriboj për vendin tim duke u angazhuar edhe për Kamenicën, për zhvillimin e saj, pasi për shumë vite është lënë anash.
Jam i vetëdijshëm për sfidat që kemi para vetës, por bashkë me ju, zotohem që do të punojmë në avancimin e proceseve dhe përmbushjen e obligimeve ligjore që kemi.

Ju faleminderit!