Mikhail Murashko

Ministri i sanksionuar rus pritet në Serbi “si në shtëpi”

Ministri rus i Shëndetësisë, Mikhail Murashko, që është nën sanksione të shteteve perëndimore, është pritur “si në shtëpi” në vizitën e tij në Serbi.

Në Beograd, ai ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Ministrinë e Shëndetësisë në Serbi dhe është takuar me kryeministren Ana Bërnabiq.

Siç edhe dihet, tashmë Serbia pos që s’ka vënë sanksione ndaj Rusisë, nuk ua ka mbyllur as dyert zyrtarëve nga Moska.

Pos institucioneve qeveritare, Murashko ka vizituar edhe institucione të tjera shëndetësore.

Në Institutin për Sëmundje Kardiovaskulare në Beograd, delegacioni rus është pritur me mbishkrimin “Mirë se vini vëllezër, kjo është shtëpia juaj”. Drejtori i këtij instituti është Milovan Bojiq, që dikur ishte bashkëpunëtor i ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, shkruan “Radio Evropa e Lirë” në gjuhën serbe.

Serbia është shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por ngel ndër të vetmet vende që refuzojnë sanksionimin e Rusisë.

VIDEO BONUS: Gastronomet të shqetësuar për ndalimin e cigares në ambiente të mbyllura – Puna bie mbi 50%