Ministri i Shëndetësisë ndodhet në Amerikë, Kurti thotë se ai do të punojë online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për gjendjen pandemike në Kosovë si dhe për faktin se ministri i ri i Shëndetësisë, Rifat Latifi po udhëton që dy herë në Amerikë për çështje private.

Kurti e ka arsyetuar ministrin e ri të duke thënë se ai është “online”.

Kurti tha se ministri i ri e ka siguruar atë se i ka ndarë punët në MSH.

“Nuk ka person që nuk është online dhe i koordinon punët. Pas një karriere në SHBA, një çik si shpejt është dashur të përgatitet të vijë në Kosovë dhe direkt në pandemi. Nuk mund të them se është për qëllime personale sa për institucionin që ka punuar atje. Ka numër të pafundëm të studentëve që kanë doktoruar e magjistruar te ai. Ai mua më ka siguruar që duke i ndarë punët dhe duke qenë “online” nuk do ta cenojë bashkërendimin në MSH”, tha Kurti.