Mbledhja e Qeverisë Haradinaj ka nisur sot në orën 13:00.
Për herë të parë në këtë mbledhje është duke marrë pjesë ministri i ri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, raporton lajmi.net.
Me këtë rast, kryeministri Ramush Haradinaj i ka uruar mirëseardhjen ministrit të ri.
Mustafa ka ardhur në krye të këtij posti pas shkarkimit të Bejtush Gashit.







