Tashmë të shtëpia e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi ka arritur edhe bashkëpartiaku i tij, ministri Skënder Reçica. Aty, aktualisht janë duke u kryer bastistje nga njësia e EULEX’it.
Ministri Reçica është parë në vendin e ngjarjes duke biseduar me forcat e EULEX’it, të cilët nuk e kanë lejuar të kalojë më tutje.
Ndryshe, më herët Tribunali Special ka njoftuar se është duke kryer operacione në Prishtinë, teksa momentalisht është bastisur shtëpia e Jakup krasniqit.

Përmes një njoftimi për media, nga Specialja kanë thënë se detaje të tjera do të bëhen të ditura më vonë.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Më shumë informacion do të jepet më vonë”, thuhet në njoftim.
Basitsje momentalisht janë duke u kryer në shtëpinë e ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi.








