Ministri i Mbrojtjes së Turqisë pritet në Kosovë me nderime ushtarake

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka pritur homologun e tij turk, Hulusi Akar.

Ai është pritur sot me nderime ushtarake në Kosovë.

Ndërkohë nga Ministria e Mbrojtjes është njoftuar se do të ketë konferencë për media pas këtij takimi.

Akar do të takohet gjatë ditës me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.