Yasar Guler

Ministri i Mbrojtës Kombëtare të Turqisë arrin për vizitë në Kosovë

Ministri i Mbrojtës i Turqisë, Yasar Guler, ka arritur për vizitë zyrtare në Kosovë, raportojnë mediat turke.

Ai do t’i takojë përfaqësuesit e Turqisë në Kosovë dhe ushtarët turq që ndodhen aktualisht në kudër të misionit të KFOR-it.

Vizita e Guler në Kosovë ndodh pak ditë pasi komandant i KFOR-it u emërua gjenerali turk, Ozkan Ulutas.

Këtë mandat, Ulutas do ta ushtrojë për një vit.

Përndryshe, kjo do të jetë hera e parë që një zyrtar ushtarak turk komandon një mision paqeruajtës të NATO-s në Kosovë që nga përfundimi i luftës në vitin 1999.