Egzon Pacolli, zyrtar i lartë i LDK-së, i ka publikuar shpenzimet e ministrit në detyrë, Elbert Krasniqi.

Ajo që shihet në këto dhëna është për t’u çuditur. 750 litra naftë dhe 15 mijë kilometra i ka bërë Krasniqi!

750 litra naftë. 15 mijë kilometra. 20 ditë punë. Kaq ka harxhuar Elbert Krasniqi, vetëm për veturën e tij zyrtare gjatë muajit prill. Me kaq kilometra, i bie sikur të ketë shkuar deri në Kanada dhe të jetë kthyer prapë. Nëse i ndajmë, del që çdo ditë pune ka bërë 750 kilometra. Nëse e llogarisim me kohë, i bie që Elbert Krasniqi ka kaluar rreth 10 orë në ditë në veturë. Këta edhe në naftë vjedhin!”, ka shkruar Pacolli.

Elbert Krasniqi është ministër në detyrë i Administrit të Pushtetit Lokal. /Ballkani.info/