Ministri i Kulturës i bën thirrje organeve të sigurisë ta ndalojnë Cecën të hyjë në Kosovë

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, i kontaktuar nëse Ceca ka marrë leje nga dikasteri që e udhëheq për të mbajtë nesër koncert në veri të Mitovicës, tha se një gjë të tillë nuk e ka bërë këngëtarja dhe sipas tij hyrja duhet t’i ndalohet.

Javë më parë është raportuar se asnjë sportisë nga Serbia nuk mund të hyjë në Kosovë pa marrë leje nga Federata jonë. Ndërsa, fatin si të sportistëve mund ta ketë edhe këngëtarja e njohur serbe Ceca. Kujtim Gashi po bën thirrje te organet e sigurisë që ta ndalojnë hyrjen e saj.

“Ministria i bën thirrje doganave dhe policisë që mos të lejojnë hyrjen e këngëtarëvë për të mbajtur koncerte të kësaj natyre”, tha Gashi për Express.

Sidoqofte, vetë Ceca ka deklaruar se ndjehet e lumtur për koncertin e nesërm në Veri.

Koncerti pritet të jetë pjesë e protestave kundër taksës 100% dhe në përkrahje të serbëve në Kosovë.