Ministri i jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba me anë të një postimi në Twitter ka konfirmuar se ka filluar pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia.

Me anë të një postimi në Twitter, Kuleba ka konfirmuar raportimet e fundit nga terreni, duke thënë se shumë qytete tashmë po sulmohen nga Rusia.

“Putin sapo ka lansuar pushtimin e plotë të Ukrainës. Qytete paqësore po sulmohen në këto momente. Kjo është një luftë agresioni. Ukraina do ta mbrojë veten dhe do të fitojë”, ka shkruar ai.

“Bota mundet dhe duhet ta ndalojë Putinin. Koha për veprime është tani”, ka thënë mes tjerash ai.