Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Jemi të përgatitur për të gjithë skenarët

Ukraina është e përgatitur për të gjithë skenarët, tha në një deklaratë ministri i Jashtëm ukrainas.

“Ne po përgatitemi për çdo skenar të mundshëm,” tha Dmytro Kuleba në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Sipas Kuleba, pas takimit që ai pati me homologun e tij amerikan Anthony Blinken në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara do të bëjnë çdo përpjekje diplomatike për të mbrojtur Ukrainën.

“I jam mirënjohës ministrit Blinken për të dhënat dhe vlerësimet që na dha për planet agresive të Rusisë. Ukraina sot është edhe më e përgatitur për çdo skenar të mundshëm. Diplomacia ukrainase dhe amerikane do të bëjnë çdo përpjekje për të mbrojtur Ukrainën.

“Shtetet e Bashkuara janë në anën e Ukrainës”, shkroi Kuleba në Twitter./Lapsi.al/