Ministri i Jashtëm i Izraelit: Sot po bëjmë historinë

Kosova dhe Izraeli tashmë kanë lidhur marrëdhënie diplomatike në mes të vetës përmes një ceremoni zyrtare të organizuar në formë virtuale.

Ministri për Punë të Jashtme nga ana e Izraelit Gabriel Ashkenazi, ka thënë se sot dy shtetet po bëjnë historinë duke lidhur marrëdhënie diplomatike.

“ Po bëjmë historinë, po lidhim marrëdhënie diplomatike në mes të Kosovës, një moment i rëndëishëm ky. Sot është mundësia të ngrisim këto marrëdhënie në nivelë diplomatik. Njohja e shtetit të Kosovës nga Izralei vjen pas marrëveshjes të arritur në SHBA.”, tha Ashkenazi.

Ai ka thënë se kjo marrëveshje është e rëndësishme dhe se shumë shpejtë pritet të hapet amabasada e Kosovës në Jerusalem.

“Sot kam pranuar kërkesën për hapjen e Ambasadës në Jerusalem dhe shpresojmë ta hapim sa më shpejtë atë”, tha Ashkenazi.