Ministri i Jashtëm grek viziton sot Shqipërinë

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias, do të vizitojë sot Shqipërinë në një vizitë zyrtare në kuadër të Javës Greke të aktiviteteve kulturore që zhvillohen në vend.

Sipas Ministrisë së Jashtme Greke, Dendias do të takohet me homologen e tij Olta Xhaçka dhe me kryeministrin Edi Rama.

Me Xhaçkën pritet të ketë një konferencë shtypi rreth orës 12:00, ndërsa me kreun e qeverisë ministri Dendias do të ketë takim kokë më kokë me të cilin do të bisedojë për çështjet me interes për të dyja palët, integrimin evropian, marrëdhëniet shqiptaro-greke në të gjitha fushat etj.

Gjithashtu, Dendias do të takohet edhe me Kryepeshkopin Anastas Janullatos dhe me banorë të minoritetit grek në zonën e Himarës.