Ministri i Drejtësisë Selim Selimi bisedoi virtualisht me homologun e tij danez

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka diskutuar virtualisht me homologun e tij nga Danimarka, ministrin Nick Hækkerup, për thellimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve në Sistemin e Drejtësisë.

Selimi gjatë bisedës me Hækkerup  vuri theksin në  forcimin e kapaciteteve në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Po ashtu nga ministri Hækkerup ka premtuar për një vizitë të ekspertëve danez të fushës së drejtësisë, të cilët do të kontribuojnë në shkëmbimin e përvojave me ShKK dhe ngritjen e kapaciteteve.

“Mbetemi të përkushtuar që të përmbushim standardet dhe praktikat më të mira, duke marrë shembull dhe model nga shtete si Danimarka:, theksoi Selimi.

https://www.facebook.com/selimselimiks/posts/167391924995260